E FUNDIT/ 3 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pasditen e sotme janë konfirmuar 3 raste të reja në Shqipëri duke e cuar numrin e infektimeve për sot në 36.

Më herët raportuam po ashtu se një tjetër person kishte rezultuar pozitiv në Gjirokastër, që ishte infèktuar gjatë kohës që kishte qenë i shtruar në QSUT në Tiranë.

Pjesa më e madhe janë kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.

Shpërndarja e rasteve të reja sipas MSH është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje dhe 2 në Gjirokastër.


Shtuar 12.06.2020 14:39