Ministri italian shton optimizmin: Do të bëj gjithçka që të rifillojë Serie A

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora është shprehur optimist për rifillimin e kampionatit italian.

“Shpresoj që Seria A të mund të kthehet, do të ishte e pabesueshme nëse nuk do të ishte kështu. Komiteti tekniko-shkencor tashmë ka dhënë dritën e gjelbërt për trajnime individuale nga 4 maji, ndërsa nga 18 do të jetë e mundur të zhvillohen seanca në grup nëse komiteti miraton protokollin FIGC”, tha ministri gjatë transmetimit të Frontiere në Rai 1.

Spadafora ka dhënë gjithashtu disa deklarata në një intervistë me Corriere della Sera: “Unë do të bëj gjithçka për të siguruar që Seria A të mund të rifillojë, por nuk mund të them kur do të jetë e mundur të zbresin në fushë. Këtu në Itali askush nuk dëshiron të mbyllet si në Francë”.


Shtuar 5.05.2020 14:25