A u shërua Dybala nga koronavirusi?

Juventusi ka konfirmuar se Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus, por Paulo Dybala nuk është shëruar ende.

Futbollistët e klubit torinez zbritën sot në fushën stërvitore në “Continassa” për të filluar përgatitjet e tyre pas dy muajsh izolimi.

“Rugani dhe Matuidi iu nënshtruan, sipas protokollit, testit të dyfishtë diagnostikues për koronavirusin. Testet rezultuan negativ. Lojtarët për këtë arsye janë deklaruar të shëruar më 15 prill dhe nuk janë më në vetizolim”, thuhet në komunikatën e Juventusit.


Shtuar 5.05.2020 14:30