Milani pa Ibrahimovic ndalet në barazim nga Verona (VIDEO)

Milani është ndalur në barazim ndaj Veronës në ndeshjen e javës së 22 të Serie A.

Verona kaluan të parët në epërsi me golin e Faraonit në minutën e 13-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Hakan Calhanoglu në minutën e 29-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Për 20 minuta, Verona ishte me një lojtar më pak kur u ndëshkua me të kuq Ambrabat.

Për 90 minuta luajti edhe Amir Rrahmani, derisa te Milani mungoi Zllatan Ibrahimovic.

Me këtë barazim, Milani është në vendin e tetë me 32 pikë, aq sa ka edhe Cagliari dhe Parma dhe 7 pikë larg venit të katërt.


Shtuar 2.02.2020 16:09