Tmerr në Londër, burri qëllon me thikë njerëzit në rrugë

Një sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur këtë pasdite në jug të Londrës.

Një burrë i armatosur me thikë ka qëlluar njerëzit, që ecnin rrugës.

Burri plagosi disa vetë (numri i saktë nuk dihet ende), dersa u qëllua me armë nga policia. Ky sulm ndodh vetëm pak muaj, pasi Londra edhe më herët ka qenë cak i sulmeve të ngjashme.

“Rrethinat janë duke u shqyrtuar. Ngjarja mund të jetë një sulm terrorist”, kanë deklaruar nga policia në kryeqytetin britanik. Në zonë mbërritën një sërë ambulancash, që morën të plagosurit dhe u dërguan në spital.

Një pjesë trafiku në Londër u bllokua për shkak të kësaj ngjarje. Banorët dhe kalimtarët tregojnë se skena ishte një lemeri e vërtetë.


Shtuar 2.02.2020 16:11