Milani i thotë “JO” ofertës së Napolit për Rodriguez

Milani e ka refuzuar ofertën e Milanit për mbrojtësin anësor, Ricardo Rodriguez.

Me Theo Hernandez i cili po bën paraqitje fantastike në krahun e majtë, zvicerani është i vendosur për tu larguar nga San Siro.

Mbrojtësi ishte shumë afër transferimit te gjigandi turk i Fenerbahce, por transferimi nuk u realizua për shkak të rregullave financare në turqi.

Gattuso dëshironte shërbimet e tij pasi e njeh mirë dhe Napoli ka nevojë për një mbrojtës me cilësi të tilla pasi momentalisht luan me Mario Ruin.

Tashmë në garë për Rodriguez ka mbetur PSV-ja. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2020 15:35