Messi ribashkohet me Guardiolan te City? “Citizens” nisin ofertën drejt Barcelonës

Lionel Messi mund të përfundojë te skuadra e Manchester City.

Manchester City janë gati të bëjnë çmendurinë për t’i ribashkuar edhe një herë Pep Guardiolan dhe Lionel Messin.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, City janë gati të paguajnë çfarëdo shume për të marrë Messin nga Barcelona.

32 vjeçari mund të jetë gati të përshëndetet me ‘Camp Nou’ pasi ka parë skuadrën e tij të mposhtet 2:8 nga Bayern Munich.

Klauzola aktuale e Messi është rreth 635 milionë funte, por me situatën financiare aktuale thuhet se Barca mund të heq dorë për më pak para.

Mbetet të shihet nëse City do të nis ndonjë ofertë zyrtare për Lionel Messin.


Shtuar 16.08.2020 07:52