Merret vendimi, CAS vendos në këtë datë fatin e Man City

Ankesa e Manchester Cityt kundër ndalimit dy vjeçar për pjesëmarrje në garat evropiane do të dëgjohet në Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nga 8 deri në 10 qershor.

Manchester City kishte shpresuar për një seancë dëgjimore në maj, por shpërthimi i koronavirusit e ka shtyrë atë deri në qershor.

Është e paqartë nëse seanca dëgjimore do të mbahet me pjesëmarrje personalisht të palëve ose përmes video lidhjes.

Nëse një vendim jepet deri më 10 qershor dhe ndalimi i pjesëmarrjes së Cityt në Evropë do të mbetet në fuqi, skaudrat e Premierligës kur të vazhdojë sezoni do të jenë në dijeni se edhe vendi i pestë do të dërgojë në Ligën e Kampionëve.

Por te Manchester City janë të bindur se me apelin e tyre do ta rrëzojnë vendimin e UEFA-s./


Shtuar 19.05.2020 14:53