Shqipëria firmos bashkë me 100 shtete për të nisur hetimet ndaj OBSH dhe Kinës

Shqipëria është përfshirë në listën e 100 shteteve që kanë firmosur për një hetim mbi origjinën e pandemisë së koronavbirusit, deklaratë e cila është dërguar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila po zhvillon nga e hëna asamblenë online.

Shqipëria mbështet nismën e Bashkimit Europian, Australisë dhe Zelandës së Re që përmes një rezolute të paraqitur në Asamblenë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkojnë hetimin e këtij institucioni botëror për menaxhimin e gjendjes së pandemisë së Covid-19.

Teksa këtop vende kanë shprehur gatishmërinë për nisjen e këtij hetimi, nga ana tjetër pritet reagimi dhe përgjigja e Kinës, vendi ku edhe dyshohet se e ka gjenezën pandemia. Fillimisht presidenti i vendi komunist, Xi Jinping i ka cilësuar si të papërgjegjshme kërkesat e paraqitur fillimisht nga kryeministri i Australisë.

Prej kohësh Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndeshet me pyetje për mënyrën se si e menaxhoi pandeminë, ndërsa disa herë është vendosur në qendër të akuzave se ka heshtur përballë mosveprimit të Kinës dhe fshehjes fillestare të përhapjes së virusit.

Duke iu drejtuar asamblesë, presidenti kinez Xi Jinping, mbrojti veprimet e vendit të tij. Ai tha se Kina “ka vepruar e hapur dhe me transparencë ” dhe këmbënguli se çdo hetim duhet të zhvillohet pasi pandemia të jetë vendosur nën kontroll. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e mirëpriti propozimin për rezolutën dhe tha se do të bashkëpunojë sapo të krijohen kushtet.

Rezoluta kërkon një hetim në burimin e virusit, që tani quhet Sars-CoV-2, dhe rrugën e prezantimit të tij tek popullata njerëzore. Coronavirus, sëmundja që shkakton patogjeni, u zbulua për herë të parë në qytetin Ëuhan të Kinës.

Por Pekini, i cili është akuzuar se ka tentuar të fshehë sëmundjen në ditët e para të zbulimit të tij vitin e kaluar, herë pas here insiston që ajo mund të kishte origjinën diku tjetër. Më shumë se një zyrtar i ministrisë së jashtme kineze ka treguar për Shtetet e Bashkuara. Dyshimet ndaj OBSh-së kanë nxitur ndërkaq nismat e pavarura. Kështu Franca dhe Gjermania ranë dakord të hënën për krijimin e një fondi prej 500 miliardë eurosh për Rimëkëmbjen, fond i cili do t’u jepet vendeve europiane dhe rajoneve të goditura më rëndë nga pandemia.

Shtetet që firmosën peticionin

Shtetet e Bashkimit Europian, Shqipëria, Grupi i Shteteve Afrikane, Australia, Banglandeshi, Bjellorusia, Butani, Brazili, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Xhibuti, Republika Domenikane, Ekuador, El Salvador, Guatemala, Guyana, Islanda, India, Indonezia, Japonia, Jordania, Kazakistan, Malajzia, Maldives, Meksika, Monako, Mali i Zi, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Paraguaj, Peru, Katar, Koreja e Jugut, Moldavia, Federata Ruse, San Marino, Araba Saudite, Tunizia, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.


Shtuar 19.05.2020 14:49