Mënyrë si kjo e Real Sociedat për të bllokuar Messin nga goditja e dënimit nuk kishim parë

Barcelona arriti të merrte tre pikë ndaj Real Sociedat duke derdhur jo pak djesë.

Ishte Lionel Messi që në minutën e 81’ shënoi nga penalltia, për fitoren 1:0 të katalanëve.

Sidoqoftë, përveç fitores të Barcelonës, nga kjo ndeshje do të mbahet mend edhe një moment tjetër.

Ishte minuta e 57’ e ndeshjes.

Messi kurrë nuk ka pasur një punë më të vështirë.

Në pesë sezonet e fundit, Messi ka shënuar 25 gola nga gjuajtjet e lira në La Liga, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në pesë ligat. Ai ka shënuar katër gola këtë sezon, por asnjëherë nuk është përballur me një situatë siç i ndodhi kundër Real Sociedad.

Trajneri i Soceidad, Imanol Alguacil, ka vendosur një mur krejtësisht të pazakontë para portierit të tij, të përbërë nga lojtarët, që u vendosën edhe në vijën e portës.

Për Messin, nuk mbeti asnjë mundësi për të shënuar.


Shtuar 7.03.2020 22:48