Futbollisti i Shqipërisë Marash Kumbulla u vlerësua nga mediat italiane si njëri prej futbollistëve më të mirë në fitoren e jashtëzakonshme të Veronës kundër Juventusit.
Qendërmbrojtëis, i cili festoi në mënyrën më të mirë fitoren kundër kampionëve të Italisë u çmua shumë jo vetëm për markimin e fortë, por dhe impenjimin maksimal për të shënuar apo për të ndihmuar skuadrën të shënojë.
Mediat italiane e konsideruan si “të shkëlqyer” paraqitjen e Kumbullës kundër Juventusit.
Nga ana tjetër, shoku i skuadrës dhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, pavarësisht gabimit të mosmarkimit të Ronaldos, u vlerësua mirë për paraqitjen pas golit të Juventusit duke arritur të neutralizojë aksionet e bardhezinjve.
Ja si u vlerësuan Kumbulla dhe Rrahmani pas fitore së sotme kundër Juventusit:
Marash Kumbulla (7) – Paraqitje e shkëlqyer në ditëlindjen e tij të 20-ë. Arbitri i mohoi një gol, por ai rikuperoi veten duke bllokuar të gjithë sulmuesit e Juventusit. Pas ndeshjes së sotme, është akoma më e qartë sepse përse kërkohet kaq shumë nga klubet e mëdha. VAR-i hoqi kënaqësinë e golit, por në pjesën e dytë goditja e tij me kokë u devijua nga krahu i Bonuçit. Këtë herë VAR-i vendosi drejtësi.
Amir Rrahmani (6) – Shumë i brishtë në markimin e Ronaldos, por në tërësi bëri një ndeshje të mirë.