Manchester United rikthen vëmendjen nga Adama Traore

Man United janë të interesuar për të përforcuar fazën e sulmit me një lojtar që mund të aktivizohet në krah.

Jadon Sancho është dëshira primare, por ‘Djajtë e kuq’ tashmë kanë edhe një alternativë për yllin anglez.

Sipas raportimeve të ‘Dailystar’, United ka identifikuar Adama Traore si një lojtar alternativ për Sancho.

Ishi i Barcelonës shihet si më i lirë në treg dhe ka bërë paraqitje të mira në dy sezonet e fundit në Premierligë.

United nuk ka nisur akoma ndonjë ofertë për anëtarin e Wolverhampton.


Shtuar 6.07.2020 10:00