Mallkimi i numrit 7 te Man Utd, vetëm 13 gola që nga largimi i Cristiano Ronaldos

Alexis Sanchez ishte lojtari i fundit i Manchester United që po vuan nga mallkimi i numrit 7.

Ylli i Kilit kaloi periudhën më të keqe në karrierën e tij, para kalimit të tij te Inter.

Por 29-vjeçari nuk është i vetmi lojtar i viteve të fundit që ka hasur vështirësi te United pasi ka marrë fanellën me numër 7. Që prej largimit të Cristiano Ronaldos për te Real Madrid në vitin 2009, pesë lojtarë e kanë veshur atë fanellë por nuk kanë arritur kurrë të ngrihen në nivelin e portugezit, përcjell lajmi.net.

Gjërat bëhen edhe më ironike, kur merr në konsideratë të shkuarën e këtij numri që në “Old Trafford” është mitik, pasi e kanë mbajtur disa nga legjendat e United, si George Best, Eric Cantona e David Beckham.

Për të kaluar nga Ronaldo e deri te Sanchez, numri 7 ka “udhëtuar” mbi shpinën e Michael Owen, Antonio Valencias, Angel di Marias dhe Mephis Depayt. Asnjëri prej tyre nuk është se ka treguar ndonjë gjë më shumë se sa kileni.

Mes tyre, të pestë këta lojtarë kanë shënuar në total 13 gola në Premierligës duke luajtur 138 ndeshje me këtë fanellë.

“Mallkimi” konfirmohet edhe nga fakti që pasi kanë lënë numrin 7 te United, Di Maria dhe Depay po luajnë shumë mirë në Francë.

5 lojtarët e fundit që kanë mbajtur numrin 7 te Manchester United

Michael Owen: 31 ndeshje, 5 gola në Premierligë

Antonio Valencia: 30 ndeshje, 1 gol në Premierligë

Angel Di Maria: 27 ndeshje, 3 gola në Premierligë

Memphis Depay: 33 ndeshje, 2 gola në Premierligë

Alexis Sanchez: 17 ndeshje, 2 gola në Premierligë.


Shtuar 11.06.2020 19:47