Real Madrid – Eibar, formacionet e mundshme: Bale nuk bën pjesë (FOTO LAJM)

Los Blanos’ rinisin La Ligan me ndeshjen kundër Eibar, të cilën do ta luajnë në udhëtim.

Fitorja është synimi i vetëm për skuadrën e Zidane, e cila synon të mbajë hapin me Barcelonën, që mbrëmë mori një fitore spektakolare 0:4.

Rikthimi i Eden Hazard pritet të jetë pika kyçe për Real në këtë ndeshje, dhe ndihmë e madhe edhe për trajnerin.

Belgu pritet të rreshtohet në sulm krah Karim Benzema, dyshe kjo që do të ndihmohet nga Isco Alarcon.

Casmiro, Kroos e Valverde pritet ta përbëjnë treshen e mesfushës, kurse Marcelo, Ramos, Varane e Nacho mbrojtjen, me Courtois që pritet të jetë në portë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell skemën e mundshme të Real Madrid, për ndeshjen kundër Eibar.


Shtuar 14.06.2020 08:06