Madridi futet në garë për organizimin e finales së Champions me tifozë

Pasi tashmë janë zyrtarizuar shumë prej datave të rifillimeve të kampionateve në Europë, por me urdhrin se pas datës 3 gusht, asnjë prej ligave të ndërprera nuk mund ta kapërcejnë këtë limit, lind edhe një ide e zhvillimit të finales së Ligës së Kampioneve me tifozë.

UEFA, e cila do të mblidhet më datë 17 qershor për të caktuar edhe kalendarin sesi do të rifillojë Champions-i dhe Liga e Europës, do të bisedojë edhe në lidhje me një ide për t’i zhvilluar finalet e kompeticioneve më të rëndësishme për klube me tifozë të pranishëm.

Ndërkohë, në garë për të pritur ndeshjet finale të Championsit ka hyrë edhe Madridi, i cili është pjesë e listës, por jo në “Santiago Bernabeu”, pasi stadiumi i “galaktikave” po rikonstruktohet.

Për momentin, i favorizuar mbetet kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, për të zhvilluar me tifozë finalen e Champions League.


Shtuar 10.06.2020 12:04