“Lum” largimesh nga Kukësi, pas Telushit largohet dhe Obanor

Vazhdon hemorragjia te Kukësit pas përfundimit të aventurës europiane. Klubi verlindor ka njoftuar sot se mbrojtësi Obanor mbyll përvojën te nënkampionët e shqipërisë, për ta vijuar karrirën jashtë Shqipërisë. Në njoftimin për shtyp sqarohet se kontrata e 25-vjeçarit mbyllej këtë verë dhe, pavarësisht dëshirës për të vijuar bashkëpunimin nga ana e klubit, nigieriani nuk pranoi të rinovonte.

Njoftimi i Kukësit

“Erhun Obanor nuk është më pjesë e Kukësit! Mbrojtësit nigerian i përfundoi kontrata këtë verë dhe pavarësisht se klubi i ofroi një kontratë të re me kushte shumë të mira, dëshira e futbollistit ishte të provonte një aventurë jashtë Shqipërisë!

Klubi i Kukësit e falënderon mbrojtësin nigerian për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Obi! Thank you Obi!”


Shtuar 27.09.2020 19:09