Lojtari i njohur i jep fund bashkëpunimit me Raiolan

Ylli i Napolit, Lorenzo Insigne dhe agjenti i njohur i lojtarëve, Mino Raiola, duket se kanë arritur në një pikë ku nuk ka më bashkëpunim.

Sipas raportimeve të medieve italiane, kapiteni i Napolit i ka dhënë fund bashkëpunimit me agjentin.

Por, duket se dyshja kanë hasur në mosmarrëveshje, për t’i dhënë kështu fund bashkëpunimit të tyre më shpejtë sesa është pritur.

Insigne dëshiron të qëndrojë te Napoli për gjithë pjesën e mbetur të karrierës, gjë që duket se nuk është pëlqyer nga Raiola, dhe ka shtyrë kapitenin të prish raportet me të.

Insigne u bë klient i Raiola në vitin 2018, duke iu bashkuar emrave si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic e Gianluca Donnarumma.


Shtuar 13.04.2020 18:04