Kukësi triumfoi dje 1-0 ndaj Partizanit me një gol të Abazajt që hasi shumë polemika pasi skuadra e kuqe nuk pranoi golin, shkruan Albeu.com.
Megjithatë për arbitrin topi kishte kaluar vijën fatale dhe takimi përfundoi me fitoren e verilindorëve që tashmë marrin dhe kreun e Kategorisë Superiore.
Pas triumfit lojtarët e Kukësit e djegin në dhomat e zhveshjes duke festuar në maksimum 3 pikët. Për më shumë ndiqni videon. /albeu.com/