Isa Mustafa: Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se vënia e dialogut me Serbinë në kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka akuzuar analistët Carl Biltd dhe Volfgang Petrich, duke thënë se nuk shkohet për të dialogur në Bruksel e Uashington me logjikën e tyre.

Ky është statusi i tij i plotë:

Vënja e dialogut me Serbinë në kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë

Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë. Ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur.

Është vështirë të niset dikush në rrugë për Ëashington apo për Bruksel për të dialoguar, me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit.

Logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Ëashington apo në Bruksel, nuk besoj se është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar.

Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes. Ec e bëhu trim! IM


Shtuar 27.06.2020 18:01