Liverpool mund të ishte shpallur kampion sot nëse Premier League nuk do të pezullohej

Sipas ‘Goal’ nëse ndeshjet e ligës angleze nuk do të pezulloheshin tani skuadra e Klopp mund të ishte shpallur kampion.

Mirëpo siç duket kurorzimi i Liverpoolit me titullin e kampionit do të zgjasë më shumë se sa që është pritur.

Liverpool në këtë sezon bëri lojë fantastike duke kryesuar kështu bindshëm edhe në tabelën e ligës angleze.

Kurse ndeshjet në Angli dhe në shumë shtete të tjera janë pezulluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.


Shtuar 21.03.2020 21:30