Liverpool cakton çmimin për Wijnaldum, nuk është problem për Barcelonën

Gini Wijnaldum me shumë gjasë do të jetë lojtar i Barcelonës.

Që kur Ronald Koeman shkoi në stolin e Barcelonës, Georginio Wijnaldum lidhet me një kalim në ‘Camp Nou’.

Koeman e pëlqen shumë lojtarin, me të cilin punoi te kombëtarja e Holandës.

Wijnaldum është pjesë e Liverpool dhe sipas ‘Mirror’ këta të fundit kërkojnë 15 milionë funte për kartonin e lojtarin, transmeton lajmi.net.

Kjo shifër nuk pritet ta pengojë skuadrën katalane, e cila ka vënë si prioritet mesfushorin holandez.

Gini Wijnaldum është i lidhur me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021 te Liverpool. Vetëm 15 milionë funtet mund ta prishin atë kontratë.


Shtuar 6.09.2020 09:54