LISTA/ Ronaldo futbollisti me ndikimin më të madh në botën e futbollit

Cristiano Ronaldo është futbollisti më me ndikim në botën e futbollit dhe një nga tre njerëzit më me ndikim në këtë sport, sipas France Football.

Revista franceze ka hartuar një listë me njerëzit më me ndikim në futboll në vitin 2020, dhe e vendosi pronarin e PSG-së, Nasser al Khealifi në krye të renditjes.

Ai nuk është vetëm pronari i PSG-së, por gjithashtu drejton edhe BeIN Media Group dhe është përfshirë në organizimin e Kupës së Botës në vitin 2022.

Lista e plotë me 50 emrat do të zbulohet këtë javë, por France Football ka publikuar tre emrat që do të qëndrojnë në podium, mes Naser Al Khelaifi, Cristiano Ronaldo dhe Gianni Infantino.

Të tjerët në këtë do të jenë edhe Jurgen Klopp, Pep Guardiola, Zinedine Zidane, Lionel Messi, Kylian Mbappe, Raheem Sterling.


Shtuar 19.05.2020 17:32