Klasi i Robert Lewandowskit nuk është vetëm në fushën e blertë por edhe jashtë saj.
Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka treguar edhe një herë që është një futbollist me “zemër të madhe” pasi është kujdesur të japë kontributin e tij.
Anëtari i Bayern Munich dhe gruaja e tij kanë dhuruar 1 milion euro për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit.
“Sot, të gjithë jemi të njoftuar për situatën e vështirë që na rrethon. Sot, të gjithë luajmë në një skuadër”, tha polaku.
Aktualisht, mbi 11 mijë persona në të gjithë botën kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.