Chelsea do tw duhet ti bwjw llogaritw pa Kante pwr pjeswn tjetwr tw sezonit.
Mesfushori ka marrë një goditje në këmbën e majtë kundër Djajve të Kuq, kësisoj ka qenë i detyruar ta lërë fushën e lojës në minutën e 10-të.
Sipas raportimeve mjekësore gërvishtja e pësuar është e shkallës së dytë dhe lojtari mund të mungojë deri në tre javë.
Edhe Frank Lampard është i shqetësuar për francezin i cili lëndohet në një fazë kruciale për ambiciet e skuadrës.
Sipas të gjitha gjasave, mesfushori defanziv do të mungojë në derbin londinez kundër Tottenham, e cila zhvillohet këtë vikend dhe në sfidën e parë në Ligën e Kampionëve kundër Bayern.
Gjatë këtij sezoni, Kante ka regjistruar 18 paraqitje, prej të cilave ka arritur të shënojë tre gola.