Lajme pozitive për Milanin, Ibra i gatshëm për sfidën ndaj Romës

Zlatan Ibrahimovic mund të jetë në dispozicion të trajnerit Piolit për ndeshjen e 28 qershorit përballë Romës.

Në dy ditët e ardhshme veterani do të kryejë një kontroll të ri për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij pasi pësoi dëmtim në stërvitje në 25 maj.

Suedezi dëshiron të luajë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe raportet nga Tuttomercatoweb pretendon se ai shpreson të jetë në skuadër kundër Lecce në 22 qershor.

Raporti këmbëngul se mjekët e Milanit vështirë se do të japin ‘okej-in’ për atë datë dhe një kthim kundër Romës në 28 qershor duket më i mundshëm.

Sidoqoftë, lajmi i mirë për Stefano Pioli dhe tifozët e kuqezinjve, është se superylli i ka siguruar ata që është i etur për t’u rikthyer në veprim.


Shtuar 16.06.2020 12:39