Veliaj fiton gjyqin ndaj Tabakut, jepet gjoba për ish-deputeten

Kryebashkiku i Tiranës Erion Veliaj, ka fituar gjyqin për shpifje përballë ish-deputetes së PD-së Jorida Tabaku.

Më herët, Veliaj e kishte paditur deputeten e PD për akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re.

Gjykata va vendosur të gjobitë me 500 mijë lekë të reja Tabakun, që sipas Veliajt, do të përdoren për fondin e kopshteve dhe çerdheve.

Veliaj i cilësonte akuzat e Tabakut tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë provë. Në bazë të padisë së bërë, kryebashkiaku Veliaj kërkonte 10 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim, por në fund gjykata ka vendosur që Tabaku të paguajë gjysmën.


Shtuar 16.06.2020 12:42