Kupa e Italisë, Milani i “copëtuar” ndaj Juventusit

Ditën e mërkurë do të luhet gjysmëfinalja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, derisa ndeshja kthyese i gjen skuadrat në forma jo të barabarta.

Përveç mungesës së Ibrahimovic, Hernandez dhe Castillejo, Milani do të jetë edhe pa tifoz në Torino. Tifozët e rajonit të Lombardisë e kanë të ndaluar hyrjen në stadium për shkak të Coronavirusit.

Sipas Tuttosport, Stefano Pioli do ta zëvendësojë Hernandezin me Laxalt. Nuk përjashtohet mundësia që Calabria të luajë në krahun e majtë.

Sa i përket Castillejos, pritet që vendin e tij ta zë Bonaventura ose përforcimi i ri Saelemakers.

Ante Rebic pritet të jetë në krye të sulmit në vend të Ibrahimovic, ndërsa Leao në krahun e majtë.

Formacioni i mundshëm i Milanit (4-2-3-1): Donnarumma; Conti, Gabbia, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Rebic.


Shtuar 2.03.2020 13:53