Kumbulla zgjedh Interin para Napolit

Marash Kumbulla refuzon kalimin te Napoli. Është ky lajmi që vjen nga “La Gazzetta dello Sport”, që zbulon se mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka hedhur poshtë ofertën e të kaltërve, pasi dëshiron Interin.

Mbrojtësi ka bërë përshtypje këtë sezon te Verona dhe për këtë arsye është kërkuar nga shumë skuadra të mëdha në Itali dhe jo vetëm.

Napoli ka qënë në bisedime të avancuara me Veronën, me marrëveshjen që ishte fiksuar për verën e ardhshme në shifrën e 20 milionë euro plus bonuse. Megjithatë, interesi i Interit ka detyruar Kumbullën që të hedh poshtë gjithçka dhe tashmë të pres një ofertë nga Interi.


Shtuar 29.01.2020 21:18