Shpërthim me eksploziv lokalit në Durrës

Nje shpërthim i fuqishem ka ndodhur mbremjen e sotme ne zonen prane portit te Durresit. Burime nga policia kane konfirmuar ngjarjen.

Sipas burimeve prane portit të Durrësit, ka ndodhur një shpërthim, por ende nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Ndërkohë policia është nisur menjëherë në vendngjarje.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali, në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Shtuar 29.01.2020 20:58