Koronavirusi, Japonia pezullon të gjitha sportet

Federata e Futbollit në Japoni ka njoftuar sot pezullimin e të gjitha ndeshjeve zyrtare deri me datë 15 mars.

Por, Komiteti Olimpik ka propozuar sot që vendimi i njëjt të merret për të gjitha sportet në këtë shtet.

Kjo pasi që COVID 19 ka shkaktuar 850 infeksione në Japoni.

Poashtu, maratona e Tokios që është një nga më të mëdhajat në botë do të zhvillohet në një format tjetër.

Nga 38 mijë vrapues sa ishte numri i atletëve pjesëmarrës, organizatorët kanë vendosur që të marrin pjesë vetëm 200 atletë elitarë.


Shtuar 25.02.2020 10:53