Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Inaki Williams është fyer në baza racore nga tifozët e klubit Espanyol.
Gjatë zëvendësimit të tij, ai u vu në pozitën më të keqe në jetë duke përjetuar sulme nga tifozët.
Pas ndeshjes, Inaki Williams përdori rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë e tij.
”Është një gjë e trishtueshme, faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla në kampionate të nivelit elitar, pasi kemi parë edhe në Itali.