Konfirmuan largimin e Silvas dhe Cavanit, por lojtarëvë u mbaron kontrata para fundit të sezonit

Thiago Silva dhe Edinson Cavani do të jenë pa kontratë në fund të muajit qershor.

Dy veteranëve iu përfundon kontrata ende pa përfunduar sezoni, pasi ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë planifikuar të luhen në gusht.

Leonardo planifikon të ulet në tavolinë për të diskutuar mundësinë që lojtarët të qëndrojnë në PSG të paktën edhe një muaj, deri në përfundim të sezonit.

Në anën tjetër, FIFA ua ka lejuar që skuadrat dhe lojtarët të arrijnë marrëveshje të shkurtër (në mujore) në mënyrë që lojtarët të qëndrojnë deri në fund.

Kujtojmë se merkato është planifikuar të hapet gjatë muajit shtator.


Shtuar 15.06.2020 07:58