Koeman vazhdon të ëndërrojë që një ditë të jetë trajner i Barcelonës

“Të gjithë e dinë që është një ëndërr për mua që të stërvit Barçën një ditë”. Trajneri i Holandës, Ronald Koeman e pranoi në programin “TotGira” në “Radio Catalunya” se ai ende shpreson që një ditë të trajnojë skuadrën blaugrane.

“Shpresoj të kem një shans tjetër në të ardhmen dhe jam akoma i sigurt që do të varet nga karriera ime, sepse duhet të kesh shumë përvojë për të stërvitur një ekip si Barça. Pata një telefonatë, por e kam shpjeguar disa herë, duhej ta mbaja fjalën time me ekipin kombëtar. Në atë kohë po mendoja për Europianin që do të zhvillohej në verë, po Koronavirusi ndryshoi gjithçka. Sot gjëja më e rëndësishme është kombëtarja, atë që do të ndodhë në të ardhmen askush nuk e di”.

Koeman kritikoi vendimin e shpejtë të qeverisë holandeze për ta mbyllur sezonin para kohe. Sipas tij, skuadrat e Eredivisie duhej të zbrisnin në fushë, sikurse po ndodh në vendet e tjera të mëdha europiane, Gjermani, Angli, Spanjë e Itali.


Shtuar 7.06.2020 07:20