Sherri me thika për rrënjët e ullirit, shoqërohet në polici 52 vjeçari

Policia ka shoqëruar një 52-vjeçar, pas përplasjes mes dy familjeve mesditën e djeshme, përkatësisht Alibeaj dhe Dhama, ku shkaku ishte mbjellja e një peme ulliri dhe mbetën të lënduar 5 persona.

Tre familjarë te familjes Alibeaj dhe dy të familjes Dhama. Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekspertizës nga oficeri i hetimit paraprake çuan në shoqërimin Kosta Dhamas si autor i nisjes së këtij konflikti i cili ka goditur me mjet prerës 18 vjeçarin Altjon Alibeaj duke shkaktuar plag të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.

Lëndime ka marrë edhe Genti dhe Erjon Alibeaj ndërsa është goditur me mjete të forta bashkshortja e Kosta Dhamas, Marie Dhama në kokë.

Burime të policisë bëjnë me dije se ende po punohet për zbardhjen e plotë të këtij konflikti .Ndërsa provat materiale i kaluan prokurorisë për hetim të mëtejshëm.N gjarja ndodhi ditën e djeshme në vendin e quajtur rezervat e shtetit ku sherri për mbjelljen e disa pemëve në rrugicën ku banonin dy familjet
Alibeaj dhe Dhama komshi midis tyre u shndërua në një konflikt mes palëve ku si pasojë u lënduan 5 persona.


Shtuar 7.06.2020 07:17