Ronald Koeman ka bërë të ditur se situata e krijuar gjatë verës nuk ka influencuar Messin.
Lionel Messi kërkoi largimin nga Barcelona gjatë kësaj vere, por kërkesa e tij u pamundësua nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
Thuhej se lojtari mund të dëshpërohej dhe të mos tregonte më të mirën, por të kundërtën thotë trajneri i Barcës, Ronald Koeman.
“Që nga dita një, Leo është stërvitur dhe ka luajtur mirë dhe ka dhënë maksimumin për klubin, skuadrën dhe shokët e skuadrës dhe unë nuk kam ankesa për të”, ka thënë Koeman.
“Ai ka provuar vetën edhe një herë ndaj Celtas, shtyu si kapiten, ndihmoi skuadrën të luante topin, sepse ishte e rëndësishme të mbanim topin me një lojtar më pak”, shtoi holandezi.
Barcelona, përkundër problemeve të brendshme, në fushën e blertë është treguar superiore, duke marrë fitore në dy ndeshjet e para, me futboll tejet bindës.