Kjo është gjendja e Demiral pas operacionit në gju (VIDEO)

Merih Demiral është shfaqur mbrëmë në Allianz Stadium për ndeshjen mes Juventusit dhe Romës.

Turku ka përfunduar sezonin pas lëndimit të rëndë të gjurit të pësuar në ndeshjen kundër Romës në Serie A.

Mbrojtësi është operuar dhe si rezultat do të mungojë për 6-7 muajt e ardhshëm.

Mirëpo, ai është rikthyer mbrëmë në Allianz Stadium, pikërisht në duelin mes Juventusit dhe Romës në çerekfinalen e Coppa Italia.


Shtuar 23.01.2020 12:41