Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës për paketën anti shpifje

Komisioni i Medias ka rrëzuar në mbledhjen e sotme dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e paketës “Anti-shpifje” që është miratuar në dhjetorin e 2019, në Kuvend.

Ditën e djeshme Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese ka rrëzuar të njëjtin dekret, i cili ia kishte rikthyer Kuvendit për rishqyrtim më datë 12 janar të këtij viti.

Presidenca përfaqësohej nga këshilltari ligjor, Bledar Dervishi i cili ka argumentuar dhe i ka bërë thirrje Kuvendit të bëjë ndryshimet e duhura, pasi siç ka cituar dhe Meta në argumentimin e tij ligjor, ky projektligj shkel të drejtat e njeriut dhe cenon fjalën e lirë duke rrezikuar seriozisht dhe integrimin e vendit.

Paketa ligjore e quajtur ‘Antishpifje’ u miratua në Parlamentin e Shqipërisë në dhjetor të muajit të shkuar përmes kundërshtive të shumta nga komuniteti i gazetarëve dhe organizmave ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe ato të medias.

Siç pritej dhe shpresoj Presidenti Meta e riktheu për shqyrtim në Kuvend duke argumentuar se:

“Ligji shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit si dhe shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.


Shtuar 23.01.2020 12:43