Kryesuesit e Kategorisë B, Pogradeci e rifilluan kampionatin sot në transfertë ndaj Shënkollit. Një ndeshje e cila pritej të ishte delikate për liqenorët, teksa në fund nuk ia dolën të merrnin tre pikët duke humbur edhe kryesimin e kampionatit. Tashmë, është Lushnja e cila udhëheq me një pikë avantazh.
Pikërisht, këta të fundit nuk humbën shansin në shtëpi përballë Devollit. Edhe pse vuajtën jo pak, lushnjarët iu falën një goli të realizuar nga Mezini në minutën e 35. Kaq mjaftoi për të marrë maksimumin dhe vendin e parë në renditje.
Ndërkaq, Apolonia udhëtoi në transfertën e Fushë-Krujës ku u përball me vendasit e Ilirisë. Fierakët ia dolën të triumfonin me rezultatin minimal 0-1, ku ndeshja u vulos prej golit të Mihanës në minutën e 77.
Pas këtij rezultati, Apolonia mbetet në vendin e tretë. Sakaq, Besa gjithashtu triumfoi në transfertë përballë Turbinës, teksa përmbysi rezultatin përballë Turbinës. Ndërkaq, Elbasani mposhti me rezultatin 2-0 Orikun /Egi Çabeli-VipSport.al/
Rezultatet, Kategoria e Parë Grupi B
Lushnja-Devolli 1-0
Shënues: 35′ Mezini
Elbasani-Oriku 2-0
Shënues: 45+1′ Peposhi, 50′ Duka
Iliria-Apolonia 0-1
Shënues: 77′ Mihana
Turbina-Besa 1-2
Shënues: 71′ Jaupi/ 82′ Çelhaka, 86′ Çelhaka
Shënkolli-Pogradeci 0-0