Nelson Semedo është një nga lojtarët që ka luajtur mësëshumti te Barcelona këtë sezon ndaj edhe Barcelona po mundohet ti rinovojë kontratën, por nga krahu tjetër afertat për portugezin nuk mungojnë me Juventusin që pret pas derës.
Siç raporton ‘Don Balon’, kampionët e Italisë kanë identifikuar si një transferim të mundshëm mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Nelson Semedo.
Bëhet e ditur se Cristiano Ronaldo ka dhënë pëlqimin për transferimin e bashkëvendësit të tij, i cili vlerësohet rreth 30 milionë euro.
Semedo këtë sezon në fanellën e Barcelonës në La Liga është paraqitur në 17 ndeshje.
26 vjeçari te Barcelona është transferuar në vitin 2017, nga skuadra e Benficas