Klubi italian, Juventus ka zbuluar sot fanellat që do t’i veshë në sezonin e ardhshëm 2020/21.
Tashmë është radha e italianëve të Juventusit të tregojnë fanellat që do t’i mbajnë veshur në sezonin e ardhshëm si vendas.
Bianconerët vazhdojnë të mbajnë ngjyrat tradicionale bardhë dhe zi, ku dominon ngjyra e bardhë, ndërsa vijat janë të zeza dhe të çrregullta.
Përveç të bardhës dhe të zezës, në fanellë vërehet edhe ngjyra e arit, e cila dominon tek shenjat dhe reklamat.
Edhe kësaj radhe, fanellat e Juventusit janë prodhuar nga firma Adidas, ndërsa tashmë kanë dalë në shitje për tifozët e klubit dhe adhuruesit e fanellave.