Pas pak më shumë se tre muajsh rikthehet më në fund futbolli në Itali.
Gjithçka rinis mbrëmjen e sotme me gjysmëfinalen e parë të kthimit të Kupës së Italisë, Juventus-Milan.
Si për koincidencë, janë dy emra sugjestionues që rikthejnë emocionet e pazëvendësueshme të një futbolli që përtej Adriatikut u ndal më 9 mars.
Për shkak të pandemisë COVID-19, futbolli nuk do të jetë më si më parë, të paktën përkohësisht.
Ndeshja e parë, e zhvilluar në “San Siro”, përfundoi barazim 1-1.
Kuqezinjtë ishin shumë pranë suksesit, pas golit të shënuar nga Rebic, por në minutën e parë shtesë CR7 shënoi nga pika e bardhë, duke u dhënë një epërsi jo të vogël bardhezinjve në këtë sfidë të kthimit.
Formacionet e mundshme
JUVENTUS (4-3-3): Buffon; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Bentancur, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Cristiano Ronaldo
Trajner: M. Sarri
MILAN (4-4-1-1): Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Musacchio; Paquetà, Kessiè, Bennacer, Calhanoglu; Bonaventura; Rebic
