Trajneri aktual i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se ka biseduar me Liverpoolin në tetor të vitit 2015, porn ë fund Liverpooli zgjodhi Jurgen Kloppin.
Sipas Ancelottit, ‘Redsat’ bën zgjedhjen e duhur.
Ai pranoi këtë në konferencë para derbit me Liverpoolin e Jurgen Klopp.
“Kam biseduar, pas Real Madridit, me drejtuesit e Liverpool”, tha italiani.
“Ata po kërkonin trajner të ri, por mendoj se kanë bërë zgjedhjen e duhur me Jurgen. Ai po bën punë fantastike në Liverpool. Ka krijuar ekip fantastik dhe ka lojtar fantastik”.
Në atë kohë, Ancelotti ishte larguar nga Real Madridi, deri në verën e vitit 2016 u emërua trajner i Bayern Munich.
Ai ishte pjesë e ekipit gjerman deri në shtator 2017 dhe u shkarkua, për të marrë drejtimin e Napolit në korrik të vitit 2018.
Ancelotti u shkarkua edhe nga Napoli më 10 dhjetor, 12 ditë më vonë, mori drejtimin e Evertonit.