Inter dhe Sebastiano Esposito nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët përsa i përket rinovimit të kontratës mes tyre.
Oferta e fundit e klubi zikaltër nuk ka kënaqur pretendimet e talentit, i cili kërkon të ketë një pagë prej 1 milion eurosh në sezon.
Interi i ka ofruar 800 mijë euro, për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, nga e cila Esposito mund të përfitojë në total 4 milionë euro.
Sidoqoftë, 17-vjeçari nuk kërkon të lëvizë nga pretendimet e tij, me klubin zikaltër që i duhet të shqyrtojë përsëri termat e rinovimit të kontratës.
Në ditët në vijim mund të ketë një marrëveshje mes dy palëve.
