Interi i cakton çmimin Brozovic, Bayerni ofron më pak

Mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Marcelo Brozovic, është pranë largimit nga Inter.

Sipas La Gazzetta Dello Sport, Inter nuk është i gatshëm të lejojë largimin e tij, për më pak se 40 milionë euro.

Kampioni aktual i Evropës, Bayern Munich, ka shfaqur interesim për futbollin, që ka luajtur 46 paraqitje për Interin në sezonin e kaluar.

Në anën tjetër, Tuttosport, bën të ditur se bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 28 milionë euro.

Bayern Munich dëshiron që së pari të largohen nga skuadra Javi Martinez dhe Thiago Alcantara, dhe vetëm atëherë do të fillojnë negociatat për kroatin.

Së bashku me Bayernin, PSG gjithashtu ka treguar interesim për Brozovic.


Shtuar 30.08.2020 08:55