“Toka e premtuar”, arrestohet korçari teksa transportonte një familje drejt Kosovës

Një 52 vjeçar është arrestuar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, teksa po transportonte një familje me 5 pjestarë nga Afganistan.

52 vjeçari me iniciale F.K. banues në Korçë, po i transportonte në drejtim të kufirit të Kosovës, kundrejt fitimit 200 € për person familjarët të cilët i kishte marrë në Korçë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme.


Shtuar 30.08.2020 08:43