Interi “dridhet” në fund nga Atalanta, nuk shkon më shumë se barazimi (VIDEO)

Interi ka dështuar për të fituar sot në San Siro. Ata janë ndalur nga Atalanta duke barazuar me rezultat 1-1. Ky mund të konsiderohet një hap prapa i Inter në luftën e ngushtë për titull në Serie A

Interi ka dështuar për të fituar sonte.

Skuadra e Antonio Contes ishte shumë më e mirë në pjesën e parë por jo edhe në pjesën e dytë, ku Atalanta ka mundur që edhe ta fitojë krejt këtë takim.

Interi kalojë shumë shpejt në epërsi, që në minutën e pestë të ndeshjes.

Ishte një kombinim i mirë në mes të Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, ku shënoi Lautaro një gol të bukur.

Pas goli Interi kishte edhe disa mundësi të mira që nuk i shfrytëzoi për të shënuar edhe golin e dytë.

Në pjesën e dytë Atalanta ishte më kërkuese dhe ka mundur që ta fitonte tërë takimin.

Ata rezultatin e barazuan në minutën e 76 me anë të Gosens.

Në minutën e 84 Meaza goditi shtyllën kurse në minutën e 88 Luis Muriel dështoi të shënoi nga penalltia pasi që goditjen e tije priti portieri Samir Handanovic.

Me këtë barazim Interi del në pozitën e parë me 46 pikë, një më shumë se Juventus që ka një ndeshje me pak të zhvilluar dhe luan nesër kundër Romës në Stadio Olimpico.


Shtuar 11.01.2020 21:49