Encës nuk i del inati me Bes Kallakun: I kam bërë bllok

“Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm mund të bëjë Bleona.”- ishte kjo deklarata e Bes Kallakut që ndezi debat midis aktorit dhe këngëtares së njohur.

Megjithëse Enca reagoi e zhgënjyer nga Bes Kallaku, duket se nuk është mjaftuar me kaq dhe mbrëmjen e sotme u shpreh se ai i ka kërkuar vetë që të merrte pjesë në filmin e tij.

Teksa tha që i ka bërë bllok në Instagram Roza Latit dhe Bes Kallakut, këngëtarja shtoi se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Bes Kallakun.

“Nuk do të bashkëpunoja kurrë me Besin. Mbasi më kërkoi si aktore në filmin e tij, bëri diçka shumë të shëmtuar. Ne artistët duhet të jemi më shumë bashkëpunese me njëri-tjetrin.

Bes Kallaku më kërkoi që të isha në rol kryesor tek filmi i tij. Unë dhe Besi nuk do të bashkëpunojmë kurrë.”- u shpreh Enca.

Kujtojmë se Enca është një prej aktoreve të komedisë së re të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”, ndërsa Bleona ishte pjesë e “Falco”, film i publikuar pak kohë më parë nga Kallaku.


Shtuar 11.01.2020 21:43