Interi po mendon për merkaton e verës dhe trajneri Antonio Conte kërkon me patjetër një mesfushor. Arturo Vidal është një nga emrat që pëlqehet shumë, por së fundmi ka dalë në skenë dhe Corentin Tolisso.
Mesfushori i Bayern Munchen ka fituar zemrën e teknikut Antonio Conte. La Gazzetta dello Sport shkruan se francezi është në krye të listës së dëshirave për ekipin italian.
Të lidhura
None found
Beppe Marotta po punon që të rrëmbejë në Serie A 25-vjeçarin. Tolisso ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon dhe ka dhuruar 5 asiste. Bayerni mund të tundohet nga një ofertë e mirë dhe Interi është gati për të shpenzuar.
