Inter “urdhër” futbollistëve të huaj, në fillim të javës tjetër të gjithë në Milano

Të gjithë futbollistët e huaj të Interit që u janë bashkuar familjeve të tyre në shtetet e origjinës do të kthehen në Milano në fillim të javës tjetër.

Dikush nga 7 prej lojtarëve të huaj të skuadrës zikaltër që kanë lënë Italinë mes Lukakut, Young, Eriksen, Moses, Godin, Brozovic, Handanovic e Godin janë kthyer tashmë në Milano, ndërsa me urdhër të klubit brenda ditës së hënë dhe ditës së martë të javës tjetër do të kthehen në shtëpitë e tyre në kryeqëndrën e Lombardisë.

Të gjithë lojtarët e huaj të Interit që do të kthehen gjatë këtyre ditëve do të qëndrojnë për 15 ditë të izoluar në shtëpitë e tyre për të zhvilluar një tjetër karantinim për të kuptuar nëse janë infektuar ose jo me koronavirus. Ky urdhër i klubit ka ardhur për faktin se në maj shpresohet shumë që situate të qetësohet dhe të rinisë stërvitja.


Shtuar 8.04.2020 06:53