Inter nuk kënaqet me Spinazzolën, akord me Eriksen dhe sulmuesin francez

Orë decizive për merkaton e Interit. Pas firmës me Spinazzola, klubi nga Milano është gati të mbyll edhe dy marrëveshjet e radhës.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, drejtori sportiv i Interit, Piero Auselio është larguar nga selia e klubit zikaltër dhe është nisur për në Londër. Udhëtimi padyshim ka arsye tregu. Interi ka filluar negociatat me dy klube në kryeqytetit anglez, Chelsea dhe Tottenham, për sulmuesin Olivier Giroud dhe mesfushorin, Christian Eriksen.

Interi ka forcën e një marrëveshjeje të arritur tashmë me Eriksen për një kontratë deri në vitin 2024 dhe tani ai dëshiron të shpejtojë për ta sjellë menjëherë në “Appiano Gentile” .

Ndërkohë, pikat që ende nuk po arrihen janë ato të çmimit të kartonit të danezit, me Inter që është gati t’i japë 10 milionë euro, kundrejt 20 mln që kërkon Tottenham.

Ndërkaq, negociatat me Giroud janë edhe më afër përfundimit. Për francezin mund të përfundojë gjithçka nesër, me agjentin që tashmë ka rënë dakord për kushtet që do ta vishnin sulmuesin zikaltër.


Shtuar 15.01.2020 16:31